Celebrities Gossip Showbiz

Nicolas Cage së shpejti baba për herë të tretë!

Aktori i njohur Nicolas Cage dhe partnerja e tij Riko Shibata së shpejti do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Revista ‘People’ konfirmoi se aktori i “Ghost Rider” do të bëhet baba për herë të tretë. Ky do të jetë fëmija i parë i Cage me gruan e pestë Shibata. Nicolas tashmë është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, të cilët janë nga lidhjet e mëparshme.

57-vjeçari u martua me Shibata, 27-vjeçe, më 16 shkurt 2020 në ditëlindjen e babait të ndjerë të Cage, si një nderim për patriarkun. Çifti u martua në hotelin Wynn në Las Vegas me Cage të veshur me një smoking Tom Ford dhe Shibata të veshur me një kimono tradicionale nusërie nga Kioto, Japoni. Pesë muaj më vonë, Cage dhe Shibata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të aktorit “Pig”, ku ai tregoi për ‘Entertainment Tonight’ momentin kur e dinte se ajo mund të ishte ajo.

Ndërkaq, Cage ka shprehur së fundmi se do të preferonte që ai të mos përshkruhet si një “aktor”. Ylli i Hollywood-it foli për preferencën dhe karrierën e tij të gjatë ndërsa ishte në podcast-in e “Variety’s Awards Circuit” këtë javë. Ai u shpreh se:

Për mua kjo gjithmonë nënkupton: ‘Oh, ai është një aktor i madh, prandaj ai është një gënjeshtar i madh.’ Pra, me rrezikun që të tingëllojë si një gjë pretencioze, më pëlqen fjala ‘thespian’ sepse thespian do të thotë se po hyn në zemrën tënde, ose po futesh në imagjinatën tënde, ose në kujtimet ose ëndrrat e tua dhe ti po sjell diçka për të komunikuar me audiencën.

Rikujtojmë se, aktori i njohur i Hollywood-it, para pak kohësh është përfshirë në një incident aspak të zakontë ku është nxjerrë me forcë nga siguria e një kazinoje në Las Vegas. Sipas të dhënave nga dëshmitarët në vendngjarje, aktori 57-vjeçar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të bërtiste përpara se të detyronte stafin e “Lary’s Prime Rib” ta nxirrnin jashtë atë.