Aktualitet Politikë

Nis Konventa Kombëtare e LSI-së, së shpejti partia merr emrin e ri!

Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike.

Ai u prit me ovacione në sallën e Pallatit të Kongreseve ku dhe do të zhvillohet Konventa Kombëtare e LSI-së.

Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se kjo konventë do të shërbejë si pikënisje për ridimensionim të LSI, por edhe për të sjellë ndryshimin që i duhet opozitës në vend.

Më herët në rrjetet sociale ka deklaruar se do te nisë “Agimi i ri që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”.

Ndryshimi i emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i hapet rrugë me ndryshimet në statut.

Konventa ndryshoi 2 nene në statut ku i dha të drejtë vetës që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë.