Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare babai i Ilir Metës/SPAK i jep leje kreut të PL-së!

Ndërron jetë në moshën 83 vjeçare, Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ish-presidenti Meta do të shoqërohet nesër në Çepan të Skraparit, ku edhe i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2021 kur u arrestua nga BKH-ja.