Lifestyle

Një Barbie me aparat dëgjimi dhe jo vetëm, përgëzohet projekti i ri nga ‘Mattel’!

“Barbie” ka lançuar koleksionin e saj të fundit me disa kukulla të reja duke përfshirë edhe Barbie-n e parë më aparat dëgjimi pas veshit, një kukull me një këmbë protetike, një kukull Ken me vitiligo, etj. Kukulla me aparat dëgjimi ka marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë.

Kukulla e re Barbie me aparat dëgjimi u krijua për të pasqyruar njerëzit me aftësi të kufizuara si humbja e dëgjimit dhe për të portretizuar me saktësi aparatet e dëgjimit. Për këtë projekt të rëndësishëm kompania ka punuar me Dr.Jen Richardson. Jen u shpreh se:

Si një audiologe me mbi 18 vjet përvojë është frymëzues për ata që përjetojnë humbje të dëgjimit të reflektohen në një kukull. Jam shumë e emocionuar që pacientët e mi të shohin dhe të luajnë me një kukull që u ngjan atyre.

Që nga zbulimi i kukullës së re, shumë njerëz e kanë lavdëruar tashmë Barbie për këtë punë fantastike. Së fundmi ‘Barbie’ ka nderuar edhe biznesmenen dhe stilisten ikonike Vera Wang në një mënyrë tejet të veçantë. Prodhuesi i lodrave ka nxjerrë një kukull të re që reflekton imazhin e Wang, e cila është pjesë e koleksionit të saj Tribute, i cili përmban një sërë grash frymëzuese që po i japin formë kulturës.

Dizajnerja e famshme falënderoi ‘Mattel’, krijuesin e Barbie, në Instagram duke thënë se është një nder. Kukulla Barbie Vera Wang u krijua me flokë të gjatë të zinj dhe të drejtë, një fustan të zi elegant monokromatik që përfshin një të çarë të lartë përpara dhe një logo “LOVE” me shkronja të bardha.