Celebrities Fashion Gossip

“Një festë Halloween-i”/Kritikohen disa nga veshjet e “MTV VMA”!

Mbrëmjen e kaluar në New York u mbajt ndarja e çmimeve të “MTV Video Music Awards 2021″. Shfaqja, me moderatore yllin Doja Cat, u transmetua në MTV e po ashtu edhe në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network. Këtë vit, nga artistet shqiptare me famë botërore e nominuar ka qenë vetëm Dua Lipa.

Dje në mbrëmje guximtarët e modës shpalosën të gjithë kreativitetin e tyre në veshje. Tapeti i kuq tanimë është kthyer në pistën ku “luftohet” se kush do ta mbajë kurorën e veshjes më skandaloze. Nga mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në “MTV Video Music Awards” kemi shkëputur personazhet e veshur më keq.

Mbretëresha e skandalit këtë herë ishte Megan Fox e cila nuk i la shumë vend imagjinatës me fustanin e saj tyl dhe tangat që kishte veshur për këtë rast. Hidhini një sy disa veshjeve që nga komentuesit janë cilësuar si më skandalozet:

Megan Fox
1

Vlen të theksojmë se boksieri i famshëm Conor McGregor dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly, njëkohësisht partneri i Fox janë grindur fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Mos ishte vallë paraqitja seksi e Megan-it arsyeja?!

2.

Me një kapele lejla të çuditshme në kokë u shfaq edhe këngëtarja Kacey Musgraves.

 

Nick Cannon ndërkohë…

Ndjekësit e komentuan paraqitjen në tapetin e kuq, si një festë të Halloween-it në mes të shtatorit. Pati dhe nga ata që këto i quajtën veshjet më tragjike dhe fajin ia vunë pandemisë ku VIP-at kanë dalë pak nga vetëvetja.

Ashanti rrezikoi pak me këtë veshje, nuk mendoni edhe ju kështu?!

Doja Cat me takat e saj me një platformë ekstremisht të lartë.

Këngëtarja amerikane Tinashe

Veshja e kantautores gjermane Kim Petras

Normani

Këngëtarja amerikane-filipinase Bella Poarch u pajtua me filozofinë “Më shumë është më shumë”.

Charli XCX

Nuk kishte si të mungonte guximi dhe ekstremiteti në stilin e të të veshurit i Lil Nas X. Rikujtojmë, se reperi i njohur habiti me guximin e tij teksa disa ditë më parë tregoi barkun e tij të rrubullakosur ndërkohë që dha një njoftim përmes rrjeteve sociale dhe njohtoi datën e laçimit të albumit të tij.