Celebrities Gossip Showbiz

Një histori dashurie, ja kur publikohet kënga e re e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës!

Ledri Vula është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj.

Tashmë vera po afron dhe artistët po punojnë për projektet e tyre muzikore për këtë sezon dhe një ndër ta është edhe Ledri Vula. Së fundmi Ledri dhe Sara kanë zbuluar se do të sjellin një projekt muzikor së bashku dhe kanë postuar disa foto nga videoklipi. Ditën e sotme çifti ka zbuluar se kënga e re do të titullohet “Gjendja” dhe do të publikohet në datën 30 Qershor në orën 19:00.

Së fundmi, Ledri organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “ G.O.A.T ” (Më i miri i të gjitha kohërave). Në një intervistë për Top Channel, artisti ka zbuluar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.