Celebrities Showbiz

Një “luftë e ftohtë” sapo u shpall mes presidentit brazilian dhe Leonardo DiCaprio!

Së fundmi, presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur aktorit dhe ambientalistit Leonardo DiCaprio-s pasi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter inkurajoi të gjithë të rinjtë brazilianë të votojnë dhe të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme. DiCaprio shkroi se:

Brazili është shtëpia e Amazonës dhe ekosistemeve të tjera kritike për ndryshimin e klimës. Ajo që ndodh atje ka rëndësi për të gjithë ne dhe votimi i të rinjve është çelësi në nxitjen e ndryshimeve për një planet të shëndetshëm.

Menjëherë pas deklaratës së aktorit presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur me sarkazëm:

Faleminderit për mbështetjen tuaj, Leo! Është vërtet e rëndësishme që çdo brazilian të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit tanë do të vendosin nëse duan të mbajnë sovranitetin tonë në Amazon ose të qeverisen nga mashtrues që i shërbejnë interesave të veçanta të huaja.

DiCaprio ka dalë shpesh si mbrojtjes për pyjet tropikale të Amazonës, duke dhuruar 5 milionë dollarë për përpjekjet e ruajtjes në 2019. Ndërkohë Bolsonaro është përballur me kritika të gjera për politikat mjedisore të qeverisë së tij dhe është akuzuar se ka lejuar që shpyllëzimi në rajon të përshpejtohet. Konservatorët kanë fajësuar Bolsonaro-n dhe qeverinë e tij për mosdënimin e fermerëve dhe personave që presin dhe pastrojnë tokën në Amazon, i cili është pylli më i madh i shiut në botë.

Sipas të dhënave të qeverisë, numri i pemëve të prera në Amazonën braziliane në janar të këtij viti e tejkaloi shpyllëzimin për të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Zona e shkatërruar ishte pesë herë më e madhe se 2021, dhe më i lartë i janarit që nga fillimi i regjistrimeve në 2015. DiCaprio, ndërkaq ka qenë një nga personazhet që ka ngritur më së shumti zërin lidhur me çështjet e mbrojtes së mjedisit, madje edhe me mbrojtjen e lumit Vjosa.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Leonardo ka dhuruar së fundmi dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit, një projekt që synon mbështetjen financiare për iniciativën ndërkombëtare.