Pushimet në ishujt Hawaii të aktorit Miles Teller nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Ylli i “Whiplash” u godit në fytyrë jashtë tualetit të restorantit në Hawaii në mbrëmje nga një burrë i panjohur. Teller dhe gruaja e tij Keleigh Sperry Teller ishin duke darkuar me disa miq të tyre në kohën e incidentit.
Personi që grushtoi Teller dyshohet se ishte një organizator martesash që akuzoi yllin se i detyrohej 60,000 dollarë për shërbimet e bëra për dasmën e tij në vitin 2019. Çifti ka qenë duke shijuar pushimet e tyre në Hawaii me Shailene Woodley dhe të fejuarin e saj, Aaron Rodgers.
Sperry Teller ka publikuar foto të dy çifteve në Instagram, teksa ka shkruar:
Me shokët e shpirtit, faleminderit @zenobe për ditën më të mirë të ecjes në këto ujëvara.
https://www.instagram.com/p/CPUjbmcDbst/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9731f31f-0581-41ea-be52-6f6e7aac24e4
Në një foto tjetër, modelja ndau një foto të saj, Teller, Woodley dhe Rodgers duke shijuar një pamje të perëndimit të diellit.
https://www.instagram.com/p/CPU5LwzDnED/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5600d301-a88d-4fcb-a0cc-9e73ca38f579
Udhëtimi vjen pasi aktorja Shailene Woodley dhe futbollisti Rodgers, të cilët konfirmuan fejesën e tyre në shkurt, vizituan “Walt Disney World” në Prill dhe morën pjesë në “Kentucky Derby” më 1 maj së bashku me Teller dhe gruan e tij.