Celebrities Film & Tv

Një risi pas më shumë se 60 vitesh, tapeti ikonik i Oscars nuk do të jetë i kuq!

Prej 60 vitesh, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar ka pasur një tipar mjaft dallues, tapetin e saj të kuq. Por, ndërsa përgatitjet kanë filluar për ngjarjen më të madhe të filmit në botë, duket se surprizat nuk do të kenë të reshtur në këtë edicion.

Jimmy Kimmel, mikpritësi i këtij viti, bëri një batutë gjatë zbulimit të detajit interesant. Sipas tij ndryshimi i ngjyrës së tapetit në më shumë se gjashtë dekada ishte nxitur nga Will Smith që goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, në skenë gjatë ceremonisë së vitit të kaluar. Ai u shpreh:

Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Njerëzit pyesin, a do të ketë ndonjë problem këtë vit? A do të ketë dhunë këtë vit? Dhe ne sigurisht shpresojmë që jo. Por nëse ka, mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet ngjyrë shampanjë dhe jo një tapet të kuq tregon se sa të sigurt jemi se gjaku nuk do të derdhet.

Ngjyra e re synon të krijojë një “pamje nga dita në natë”, sipas personelit të Akademisë të Arteve dhe Shkencave të Filmit. Statujat e Oscar-it me përmasa reale do të dekorojnë gjithashtu ambientin për ceremoninë e së dielës. Ky është një ndryshim i madh pasi shfaqja ikonë e çmimeve ka pasur një tapet të kuq që nga viti 1961.

Organizatorët e çmimeve Oscar thanë se donin që qilimi të ishte i butë, si një plazh në perëndim të diellit. Qilima prej 50.000 metrash katrorë, e cila u krijua në një ngjyrë të zgjedhur nga Akademia, është më e fundit në një trend të qilimave shumëngjyrësh që përfshijnë premiera, gala dhe ceremoni çmimesh në të gjithë vendin, nga ceremonia e Emmy, në ngjyrë ari deri tek Golden Globes, ngjyrë gri në premierën botërore me tapetin vjollcë të “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles në nëntor. Për ekipin e prodhimit të Oscars, i cili zgjodhi ngjyrën e shampanjës, përparësia ishte një ngjyrë e lehtë, qetësuese që nuk do të përplasej me tendën portokalli që do të ngrihet mbi tapet për të mbrojtur të pranishmit nga dielli dhe shiu i mundshëm.