Botë e Çuditshme Lifestyle

Një rrëfim nga gruaja që jeton me dy vagina!

Një grua që ka lindur me një sëmundje të rrallë ka treguar se si është në të vërtetë të jetosh me dy vagina. Leanne, nga Arizona, ka “didelfis të mitrës”, një gjendje që mund të bëjë që një grua të zhvillojë dy mitra dhe dy qafa të mitrës. Në një video të TikTok të postuar në llogarinë e saj, Leanne, zbuloi se si ishte të jetosh me dyfishin e gjithçkaje, e cila është bërë virale me mbi 300 mijë shikime.

Ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta që i bëjnë. Të kesh dy grupe organesh riprodhuese do të thotë gjithashtu se Leanne ka dy herë perioda, por për fat, ato zakonisht vijnë në të njëjtën kohë. Ajo shpjegoi:

Duhet të kem dy herë perioda, kjo është diçka e keqe, ato zakonisht vijnë në të njëjtën kohë, por ndonjëherë jo. Më duhet të bëj edhe dy papteste, gjë që është shumë e lodhshme, nuk është e rehatshme. Unë mbaj dy tampona, siç thashë, çfarëdo që të bëjë një grua, unë e bëj dy herë.

Leanne foli edhe për vështirësitë e të mbeturit shtatzënë me gjendjen e saj, duke thënë se është një shtatzëni me rrezik të lartë.

Nuk më ka funksionuar kurrë dhe kjo është në rregull, do të duhej të ishte një prerje cezariane.

@theladyleanne

Just the facts. Don’t mind the wings. Or the lady talking. #uterinedidelphys #twouterus #twocervixes #twoVs #foryou #fyp #singlelife #leannebell #theladyleanne #lonelygirl #medicalanomaly #extraparts #answer #reproductiveorgans #uterusdidelphys #longhair #BBPlayDate #ShowYourJOWO #FORDfortheBuilders #crazystory #bizarre #freakshow @theladyleanne

♬ Yellow – Coldplay

Ajo shpjegoi se teknikisht, ajo mund të mbetej shtatzënë nga dy burra të ndryshëm në të njëjtën kohë, me çdo foshnjë të bartur në mitra të ndryshme. Por kjo ka të ngjarë të ndodhë vetëm nëse bëhet brenda së njëjtës javë dhe nuk është diçka që ajo po kërkon ta bëjë. Lenane po ndan historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me gjendjen.

Shumë ndjekës e vlerësuan për guximin në rrëfimin e historisë së saj. Ajo më tej shpjegoi se:

Ditët e para jam vetëm e shtrirë në shtrat dhe kam dhimbje. I kam shumë frikë ato ditë të muajit. Janë vetëm ato pak ditë në fillim që i kaloj në shtrat. Thjesht më duket sikur po humbas jetën time.

Leanne filloi të takohej 8 muaj më parë me dikë dhe ajo pranoi se burrat ishin të frikësuar nga gjendja e saj.

Plani im i ri ka qenë se do t’u tregoj burrave menjëherë, jo menjëherë, por para se të takohemi, kështu që koha e askujt nuk humbet kot. Dhe, po, unë ende arrij të tremb vërtet një burrë!