Health & Beauty Lifestyle

Një test gjaku për sëmundjen e Alzheimerit?!

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku për të diagnostikuar sëmundjen e Alzheimerit pa pasur nevojë për skaner të trurit ose për ndërhyrje të dhimbshme ku një mostër e lëngut cerebrospinal (CSF) merret nga pjesa e poshtme e shpinës. Nëse rezulton efektiv, testi mund të mundësojë diagnozë më të shpejtë të sëmundjes, që do të thotë se terapitë mund të fillojnë më herët.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës, por diagnostikim mbetet i vështirë, veçanërisht gjatë fazave të hershme të sëmundjes. Prof.Thomas Karikari i cili u përfshi në studim tha se:

Shumë pacientë, madje edhe në SHBA, nuk kanë akses në MRI dhe skaner PET. Aksesueshmëria është një çështje madhore.

Prof.Thomas Karikari dhe kolegët e tij në mbarë botën u përqendruan në zhvillimin e një testi gjaku i cili bazohet në antitrupa që synojnë të zbulojnë një formë të veçantë të proteinës tau, e cila është specifike për sëmundjen e Alzheimerit. Zhvillimi i një testi gjaku të besueshëm do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Një test gjaku është më i lirë, më i sigurt dhe më i lehtë për t’u administruar.

Hapi i radhës do të jetë përdorimi i testit nga më shumë pacientë, duke përfshirë ata me prejardhje të ndryshme racore dhe etnike dhe ata që vuajnë nga faza të ndryshme të humbjes së kujtesës ose simptoma të tjera të mundshme të demencës.

Rikujtojmë, se sipas një studimi, shkencëtarët skocezë kanë zbuluar se sëmundja Alzheimer prek edhe delfinët. Studiuesit nga Universitetet e Glasgow, St Andrews dhe Edinburgh, si dhe nga Instituti i Kërkimeve Moredun, të cilët botuan studimin në “European Journal of Neuroscience”, studiuan trurin e 22 delfinëve, të cilët ishin gjetur në zonat bregdetare të Skocisë.