Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Të biesh në dashuri, thuaji ‘lamtumirë’ Alzheimerit? Ja çfarë zbulon studimi i fundit!

Të biesh në dashuri mund të ndihmojë në rikuperimin e dëmeve shkatërruese të Alzheimerit. Kjo është të paktën ajo që sugjeron një studim i ri japonez. Studimet e mëparshme mbi indin e trurit të minjve të ngordhur zbuluan se oksitocina, i ashtuquajturi hormon i dashurisë, ishte në gjendje të kundërshtonte disa nga dëmtimet e shkaktuara nga Alzheimer.

Zbulimi ngjalli shpresë se trajtimet mund të zhvillohen për të ndihmuar miliona njerëz që vuajnë nga gjendja e humbjes së kujtesës. Megjithatë, studiuesit kanë luftuar për të gjetur një mënyrë të sigurt dhe efektive për të shpërndarë hormonin në trurin e kafshëve të gjalla. Akademikët në “Tokyo University of Science” tani mund të kenë zbuluar një mënyrë për ta kapërcyer atë pengesë. Testet treguan se dhënia e hormonit tek minjtë nëpërmjet hundës funksionoi pothuajse njësoj si përmes një injeksioni të drejtpërdrejtë në tru, që është një procedurë shumë më e rrezikshme.

Në studimin e fundit, Dr Jun-Ichiro Oka, një ekspert në neurofarmakologji, donte të testonte dy metoda të dhënies së oksitocinës tek kavjet për të parë ecurinë e Alzheimerit. E para ishte nëpërmjet një injeksioni direkt në trurin e tyre, ndërsa tjetra përmes hundës.

Ndërsa dihet se metoda e injektimit funksionon, ajo konsiderohet shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u përdorur te njerëzit, të cilët kanë struktura më komplekse të trurit. Tradicionalisht, metoda e hundës, e cila është më e sigurt, ka hasur pengesa për shkak të vështirësisë për të depërtuar në barrierën e trurit të gjakut, një membranë tepër e hollë e krijuar për të mbrojtur indet e ndjeshme të trurit nga çdo toksinë e bartur në gjak.

Por shkencëtarët e Tokios modifikuan molekulën e oksitocinës për të lejuar që ajo të kalojë më shumë nga membrana në mënyrë më efektive. Të gjithë brejtësit përfunduan testet e labirintit në kohë. Minjtë kaluan disa testime përpara se të trajtoheshin me oksitocinë, për të parë sesi terapia ndihmoi në përmirësimin e kujtesës së tyre. Pavarësisht se trajtimi i hundës nuk funksionoi aq mirë sa injeksioni, Dr. Oka e cilësoi atë si një sukses në parim.

Kjo sugjeron që oksitocina mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive njohëse në sëmundjen e Alzheimerit.

Ai bëri thirrje për studime të mëtejshme për të eksploruar se si oksitocina mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që oksitocina mund të ndryshojë dëmtimin e plasticitetit sinaptik, aftësinë e trurit për të ndryshuar dhe përshtatur me informacionin e ri.