Celebrities Gossip Showbiz

Një zarf i kuq në shtëpinë e “BBV2”, por çfarë përmbante këtë herë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në kuadër të ditës së të dashuruarve, Vëllai i Madh ftoi banorët të shkruajnë një letër dashurie dedikuar dikujt që ata duan, brenda ose jashtë shtëpisë. Banorët do të marrin kohën e nevojshme për të shkruar këtë letër dhe do të kenë të drejtën mos ta shkruajnë emrin e tij/saj nëse ata nuk dëshirojnë.

Që prej ‘Prime-it’ të kaluar Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo janë të dënuar nga Vëllai i Madh me ‘Burg Brother Vip’, për shkak se kanë thyer rregullin duke biseduar për nominimet. Gjatë qëndrimit brenda në ‘burg’, banorët kanë spekulluar se Vëllai i Madh favorizon apo bën aleanca me banorët, siç ishte rasti ku Olta është shprehur se Luizi ka bërë marrëveshje me Vëllain e Madh për të futur Kiarën brenda në ‘burg’. Për këtë është marrë vendimi që banorët të dalin dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të shtëpisë dhe për sa i përket akuzave për favorizim, Vëllai i Madh ka vendosur që asnjë nga këta katër banorë nuk do të ketë të drejtën të futet në dhomën e rrëfimit, kur ata të kenë diçka për të thënë, por vetëm me kërkesën e tij.