Celebrities Gossip Showbiz

Banorët lirohen nga “Burg Brother Vip”, por cili është dënimi i dytë për ta?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Që prej ‘Prime-it’ të kaluar Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo janë të dënuar nga Vëllai i Madh me ‘Burg Brother Vip’, për shkak se kanë thyer rregullin duke biseduar për nominimet. Gjatë qëndrimit brenda në ‘burg’, banorët kanë spekulluar se Vëllai i Madh favorizon apo bën aleanca me banorët, siç ishte rasti ku Olta është shprehur se Luizi ka bërë marrëveshje me Vëllain e Madh për të futur Kiarën brenda në ‘burg’. Për këtë është marrë vendimi që banorët të dalin dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të shtëpisë dhe për sa i përket akuzave për favorizim, Vëllai i Madh ka vendosur që asnjë nga këta katër banorë nuk do të ketë të drejtën të futet në dhomën e rrëfimit, kur ata të kenë diçka për të thënë, por vetëm me kërkesën e tij.

Ditën e sotme të katërt banorët kanë dhënë një mesazh përpara një prej kamerave, për të gjithë shikuesit në lidhje me tërmetin që ndodhi në Turqi dhe Siri. Banorët janë shprehur se u vjen shumë keq dhe se do të mundohen që me anë lojrave të tyre dhe dinamikave të shumta që do krijojnë brenda në shtëpi të mund tu rikthejnë pak buzëqeshjen.