Tech

Njihuni me 18-vjeçarin që do të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos!

Një 18-vjeçar do të bëhet personi më i ri në botë që fluturon në hapësirë. Oliver Daemen do t’i bashkohet miliarderit amerikan, Jeff Bezos, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, ‘Blue Origin’ me 20 korrik.

Daemen pagoi 28 milionë dollarë për këtë fluturim. Oliver është djali i Joes Daemen, shefit ekzekutiv të kompanisë së investimeve ‘Somerset Capital Partners’, me seli në Holandë. Joes Daemen ndërkaq ka siguruar një ulëse në fluturimin e dytë. “Origin Blu” ende nuk ka bërë të ditur se sa ka paguar Daeman për biletën.

Oliver Daemen do t’i bashkohet Bezo-s, vëllait të tij Mark dhe pilotes Wally Funk, 82 vjeçe. Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.

Rikujtojmë, se biznesmeni i njohur britanik, Richard Branson ka fluturuar këtë të dielë në kufi të hapësirës, duke përmbushur kështu një nga ambiciet e tij më të mëdha. Ai u nis me raketën e kompanisë së tij “Virgin Galactic”, drejt hapësirës deri në lartësinë kur qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës nis të përkulet në distancë.