Film & Tv

Nolan bën bashkë Matt Damon dhe Robert Downey Jr, për filmin e tij më të ri “Oppenheimer”!

Kasti i aktorëve për filmin e ardhshëm të Christopher Nolan “Oppenheimer”, vijon të marrë çdo ditë e më tepër, përmasa më të mëdha.

“Deadline” së fundmi shkruan se Matt Damon dhe Robert Downey Jr., janë në bisedime për t’u bashkuar me Cillian Murphy në projektin e ‘Universal Pictures’.

Më herët është raportuar se Emily Blunt është në bisedime për t’iu bashkuar kastit gjithashtu.

Nolan është duke shkruar dhe drejtuar filmin që flet rreth J. Robert Oppenheimer, shkencëtarit që drejtoi Projektin ‘Manhattan’ që çoi në shpikjen e bombës atomike.

Filmi pritet ta ketë premierën më 21 korrik 2023, një datë karakteristike për publikimin e filmave të Nolan-it në të kaluarën, dhe përkon me përvjetorin e hedhjes së bombës atomike në Hiroshima.

Filmi bazohet po ashtu në librin fitues të çmimit Pulitzer American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer nga Kai Bird dhe të ndjerit Martin J. Sherwin.

J. Robert Oppenheimer

Nolan është i njohur për larmishmërinë e aktorëve me të cilët ka punuar në të kaluarën. Damon ka punuar më parë me Nolan në filmin fantastiko-shkencor Interstellar. Sa për Downey Jr., kjo do të shënonte herën e parë që të dy do të punonin së bashku në një projekt.