Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk doja të më shihnin”, Kim Kardashian rrëfen problemet nga COVID-19!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, Kim Kardashian ka folur si rrallëherë për problemet që i ka shkaktuar periudha e pandemisë. Ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur edhe Kardashian nuk e ka pasur aspak problem të rrëfehet lidhur me anët negative të qëndrimit në shtëpi.

Ndër të tjera, Kim ka folur për rikuperimin pas vjedhjes së shtëpisë në Paris, gjë të cilën e ka konsideruar edhe më herët si një nga gjërat më të frikshme që i ka ndodhur. Ajo është shprehur se:

Më dukej sikur kisha agorafobi pas vjedhjes në Paris. Doja vetëm të rrija brenda, e urreja të dilja, nuk doja që njerëzit ta dinin se ku isha dhe nuk doja të më shihnin. Kur nisa të rikupersohesha sapo kisha shkuar në Paris dhe kisha nisur të udhëtoja, por pastaj u futëm në karantinë dhe tashmë ndihem e frikësuar sërish, nuk dua të dal.

 

Momentet e dhimbshme ajo i ka rrëfyer në një nga episodet e “Keeping Up With The Kardashian”, transmetimi i të cilit do të përfundojë këtë vit,

Rikujtojmë se, Kim Kardashian së fundmi ka njoftuar ndjekësit se marka e saj e bukurisë “KKW Beauty” nuk do të jetë për disa kohë në treg. Kim ka deklaruar se kjo markë do të mbyllë faqen e internetit për të rinisur më vonë me surpriza të reja.