Celebrities Showbiz

Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë dhe këtë na e vërtetojnë Armina Mevlani dhe Sara Hoxha!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Më datë 25 shtator, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Dhe vetë Armina ka ndarë me ndjekësit e saj shumë momente nga dita e saj më e rëndësishme. Madje ajo zbuloi dhe një miqësi që nuk e dinim më parë që ekzistonte, atë me partneren e Ledri Vulës, Sara Hoxhën. Krahas një fotoje ku dukeshin vajzat të pëqafuara me njëra-tjetrën, Armina shkroi:

Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë. Është thjesht një klik, është aty. Faleminderit Sara që ishe pranë meje dhe më ndihmove dhe ma bëre atë ditë më të bukur. Të dua!

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.