Auto & Moto

Nuk e dimë a do t’ju pëlqejë, Ford vjen me një ndryshim të ri!

Gjiganti amerikan i makinave Ford ka bërë një ndryshim delikat por domethënës në shenjën e saj ikonë ovale me ngjyrë blu, në atë që besohet se është vetëm ndryshimi i nëntë në historinë 120 vjeçare të kompanisë dhe përditësimin e parë në 20 vjet. Shenja e re e Ford e cila vjen në një blu më të errët se më parë dhe një shkrim me ngjyrë të bardhë, në vend të asaj me ngjyrë kromi u prezantua së fundmi.

Edhe pse Ford nuk bëri bujë për shenjën e re, është e qartë se ka marrë një pamje të re. Drive shkruan se ka kontaktuar me Ford Australia për të pyetur se kur do shfaqet shenja e re në makinat e dërguara në këtë vend, por nuk ka marrë akoma përgjigje.