Politikë

Nuk mori asnjë mandat, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizjeje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.