Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk mund të ndodhte ndryshe, Don Xhoni paralajmëron një verë “të nxehtë”!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ reperi ka lajmëruar se po punon për hitin e rradhës, të cilin ne e presim që të publikohet sa më shpejt. Xhoni shfaqet në një studio muzikore duke na lajmëruar se vera 2022 do të jetë shumë “e nxehtë”.

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi një Instastory Butrintit dhe Don Xhonit që ‘i çmendën’ të gjithë me projektin e tyre muzikor të para disa muajve na bën të dyshojmë se mund të kemi diçka në horizont.

Kënga e tij e fundit e publikuar titullohet ‘Crypto’, e cila deri tani ka kaluar 9 milion klikime.