Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘Corazon’, Don Xhoni dhe Butrinti do të sjellin një tjetër bashkëpunim?!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi një Instastory e dy djemve që ‘i çmendën’ të gjithë me projektin e tyre muzikor të para disa muajve na bën të dyshojmë se mund të kemi diçka në horizont.

Bëhet fjalë për Don Xhonin dhe Butrint Imeri që përpos faktit se janë miq shumë të mirë kanë treguar se janë edhe një dyshe shumë e suksesshme në muzikë. Pas hitit që numëron miliona klikime në vetëm 5 muaj ‘Corazon’ mund të presim diçka tjetër prej tyre. Teksa dy artistët kanë qenë në një koncert së bashku dhe kanë postuar foto krah njëri- tjetrit krahas kanë vendosur vitin 2022 duke na treguar se këtë vit mund të presim një surprizë të re nga ta.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Nga ana tjetër Butrinti  është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.