Celebrities Gossip Showbiz

Ndaje mendjen o Demi, këngëtarja e njohur ndryshon sërish përemrat e saj!

Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka njoftuar së fundmi se po përdor sërish përemrat “ajo; i/e saj”. Pasi tha se ndihej jo-binare (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2021 dhe e ndryshoi përemrin e saj në “ata/ato”, Lovato tha këtë javë në podcastin “Spout” se ajo është ndjerë më femërore kohët e fundit dhe ka adoptuar përemrin e saj të mëparshëm “ajo”.

Unë jam një person kaq i rrjedhshëm kur bëhet fjalë për gjininë time, seksualitetin tim, muzikën time, krijimtarinë time.

Lovato ka thënë se identifikohet si queer dhe panseksuale. Nuk është e pazakontë që njerëzit jo-binarë të përdorin përemra me gjini ose përemra të ndërsjellë. Këngëtarja Janelle Monae së fundmi doli si jo-binare dhe tha se do të vazhdojë të përdorë përemrat “ajo”, por edhe “ata/ato”.

Demi Lovato do të publikojë albumin e radhës “Holy F**k” në fund të këtij muaji. Një nga këngët, “Skin of My Teeth”, u frymëzua nga sfidat shëndetësore të Lovato-s pas një mbidoze në vitin 2018, që i shkaktoi goditje të shumta dhe dëmtime të trurit. Ajo tha në “Spout” se nuk ka abuzuar me asnjë substancë narkotike gjatë gjithë krijimit të albumit të saj, diçka për të cilën është shumë krenare.

Rikujtojmë se para disa ditësh Demi ‘hapi zemrën’ dhe u shpreh për rrugëtimin e saj të rikuperimit ndaj substancave narkotike. Lovato e cila së fundmi publikoi këngën e re “Substance” tha se:

Kisha njerëz rreth meje që donin që unë të isha esëll dhe nuk mendoj se e doja këtë gjë. Unë provova vetëm të pi duhan, u përpoqa ta bëja këtë, i bëra të gjitha vetëm për të arritur në një zgjidhje.