Celebrities Showbiz

Nuk njihet më, fansat e krahasojnë Rita Ora-n me një alien!

Këngëtarja e njohur Rita Ora, duket pothuajse e panjohur në xhirimet e saj më të fundit teksa tregon vetullat e saj të sapo zbardhura, me flokët e lagur, grim minimal në një fotosesion të ri. 32-vjeçarja shfaqej plot vetëbesim dhe dukej e mrekullueshme në kopertinën e revistës “GQ Hype”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë të veshur me pantallona të zeza, me të brendshmet e saj me dantella. Rita u largua nga pamja e saj e zakonshme, të cilën fansat janë mësuar ta shohin çdo javë në “The Masked Singer”, teksa hoqi dorë nga shkëlqimi për një pamje më të tonifikuar dhe më të thjeshtë.

Natyrisht, ndryshimi drastik në pamjen e saj ishte në qendër të vëmendjes në mediat sociale, pasi fansat u mblodhën në Twitter dhe Reddit për të diskutuar për paraqitjen në kopertinë të Rita-s.

Rita Ora po duket si një aliene këto ditë. 

Ajo është gruaja më seksi në tokë. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët.

Më pëlqen ky xhirim! Ajo po përmirësohet me kalimin e moshës, Rita nuk humbet kurrë.

Xhirimi i saj i guximshëm në “GQ Hype” vjen pasi Rita kohët e fundit i suprizoi adhuruesit e saj të muzikës duke shpallur një këngë krejt të re. Rikthimi i saj në muzikë, me albumin e saj të fundit të quajtur “You Only Love Me”, vjen pasi Calvin Harris këmbënguli se ai nuk ishte fajtor që ish-i i tij braktisi albumin e saj të dytë. Rita pohoi se Calvin, me të cilin u nda në vitin 2014, e kishte bllokuar atë të performonte “I Will Never Let You Down”, të cilën ai e shkroi dhe prodhoi,  në “Teen Choice Awards”.