Celebrities Gossip Showbiz

Nuk po ecin mirë gjërat në jetën private? Morena Taraku ngre dyshimet me postimin e fundit!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Prej muajsh, bukuroshja është dyshuar se mund të jetë në një lidhje dashurie dhe kjo nisur nga postimet e saj që dukeshin shumë si dedikime në rrjete sociale. Mirëpo, më i fundit, i postuar disa orë më parë nga Morena na bën të mendojmë se gjërat në këtë pjesë nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Ajo kishte nevojë për dashuri, por ajo nuk dëshironte më dikë tjetër që t’i jepte dashurinë që meritonte. Në vend të kësaj, ajo deshi më shumë veten dhe u bë dashuria e vetes së saj.

Jo vetëm si këngëtare dhe ‘influencer’ me postimet e saj tepër luksoze në rrjete sociale, por bukuroshja është gjithashtu dhe një biznesmene. E duket se suksesi i saj në këtë fushë është shumë i madh. Aq shumë sa dhe mediat turke po shkruajnë për bukuroshen tonë.

Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.