Celebrities Gossip Showbiz

Nuk po përpiqen ta mbajnë më të fshehtë lidhjen e tyre, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet shihen për herë të parë bashkë!

Lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se ylli televiziv Kylie Jenner është në një romancë me Timothee Chalamet. Ylli i “The Kardashians” dhe aktori i “Call Me By Your Name”, thuhet se janë lidhur, por ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përdoruesit e rrjeteve sociale të ndajnë mendimet e tyre për ta.

Së fundmi ylli 25-vjeçar i “The Kardashians” u fotografua në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar të nominuar për Oscar në Beverly Hills. Sipas burimeve, Kylie ka kaluar shumë kohë me të në rezidencë. Të dy u panë duke pushuar dhe relaksuar përreth ambienteve teksa po shijonin shëtitjet romantike në kopsht. Kylie tashmë duket se është rehat me familjen e Timothée, pasi ajo u pa duke u shoqëruar me motrën e tij aktore 31-vjeçare Pauline Chalamet.

Thashethemet për lidhje fillimisht nisën nga faqja në Instagram Deuxmoi, e cila pretendoi se disa burime konfirmuan romancën mes themelueses së “Kylie Cosmetics” dhe aktorit të nominuar për “Oscar”. Deuxmoi më pas postoi edhe videon e takimit të parë të pretenduar të Jenner dhe Chalamet gjatë Javës së Modës në Paris.

Ndërkaq, Jenner është kthyer në treg për vetëm disa muaj pasi u raportua në janar se u nda nga babai i dy fëmijëve të saj, Travis Scott. Ndërkohë, Chalamet prej disa kohësh nuk ka qenë në lidhje romantike me një grua të famshme. E fundit publike ishte me Eiza Gonzalez në 2020.