Bota

OKB jep alarmin: Centrali bërthamor i Zaporizhia, plotësisht jashtë kontrollit!

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara Rafael Grossi, ka deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është plotësisht jashtë kontrollit.

 “Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur”, tha Rafael Grossi.

Vendi, i mbajtur nga forcat ruse që nga fillimi i marsit, është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Grossi tha të hënën se ekipi i tij kishte qenë gati për të vizituar fabrikën për dy muajt e fundit, por ata deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë misionin, tha ai.

Ndërkohë, një zyrtar i instaluar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhia i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ukrainase po përdorin armë të furnizuara nga perëndimi për të sulmuar fabrikën.

Yevgeny Balitsky tha se zyrtarët ishin gati t’i tregonin IAEA-s se si rusët po ruanin objektin bërthamor ndërsa ukrainasit dyshohet se po e sulmonin atë, raportoi agjencia.

Rusia pushtoi termocentralin në ditët e para pas pushtimit dhe bombardimi i ndërtesave atje nga forcat ruse shkaktoi një protestë ndërkombëtare.

Termocentrali në Ukrainën jugore është ende në funksion, me stafin ukrainas nën kontrollin rus.