Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari do të jetë pjesë e “Big Brother Vip 3”?

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ditën e sotme Olta ka postuar një ‘Ask’ në Instastory ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe një ndër tyre ka qenë lidhur me edicionin e tretë të “BBV”. Olta ka treguar se një nga pyetjet e shpeshta që i bëhen është nëse do të jetë pjesë e “BBV3” dhe më në fund është përgjigjur.

Olta do jesh tek “BBV3”?

Olta: Hahaha pyetje kampione

Pas ‘armiqësive’ në “BBV2” u duk se për pak kohë u krijua një miqësi mes Luizit dhe Oltës, për shkak se ata ishin të dy pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” si aktorët kryesorë. Më pas qarkulluan disa aludime se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe e pyetur së fundmi nga fansat nëse ka një shoqëri me Luizin, Olta është përgjigjur negativisht.