Celebrities Live From Tirana Travel

Ori Nebijaj zbulon risitë e emisionit “Pushime On Top” dhe tregon se mes tij dhe “Wake Up” do të zgjidhte…

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë moderatorja e njohur, Ori Nebijaj. Ajo ka treguar dhe ka zbuluar se për çfarë po përgatitet në “Pushime On Top” dhe se çfarë të rejash na presin këtë vit në sezonin e pestë të tij.

E lodhur normalisht, sezoni i “Pushime On Top” është shumë i bukur dhe do të jetë më i bukur se sezonet e tjera. 

Çfare vjen e re?

Absolutisht që “Pushime On Top” i dedikohet turizmit shqiptar dhe do të ketë vende turistike për të eksploruar, personazhe që merren me turizmin, guida, adrenalinë, aventura. Por do të kemi edhe disa ndryshime që vijnë gjithmonë brenda këtij konteksti. Domethënë palca e këtij emisioni nuk do të ndryshojë kurrë edhe ky është viti i pestë dhe në njëfarë mënyre kemi edhe festë.

Do të kemi destinacione të reja, sugjerime të reja?

Padiskutim që po. Ne e kemi thënë, pasi përfunduam sezonin e katërt ne e dinim që kishim akoma për të eksploruar, për të parë dhe për të bërë. Kishte shumë guida që nuk mundëm t’i realizonim. Shqipëria është shumë e dendur dhe ka shumë për të eksploruar kështu që do jemi në zbulim dhe do të kemi propozime të reja për shikuesit. Unë kam pasur një raport shumë të mirë me plazhin dhe me malin, në përgjithësi me çdo sport të mundshëm. Unë e dija që jam shumë sportive. Sportet ta japin mundësinë që të shikosh nëse ia del apo jo. Është një mësim jete më vete të bërit sport. Pavarësisht se unë e dija këtë gjë, e mora përsipër që ta bëja “Pushime On Top” që prej sezonit të parë të tij. E kam sfiduar veten në çdo sekondë me gjëra dhe me zbulime të reja.  

Më mirë “Wake Up” apo “Pushime On Top”?

Secila ka bukurinë e vet dhe janë shumë të ndryshme, nuk kam si t’i ndaj kurrësesi.

Ori ka treguar gjithashtu se:

Në këtë pesë vjetor unë dua dhe kam menduar që t’i ofroj të gjithë shikuesve tanë edhe një mundësi për të parë sesi vendet kanë ndryshuar. Ky është viti i pestë që ne mund t’i rikthehemi disa destinacioneve. I kemi parë në sezonin e parë dhe të dytë dhe i kemi vënë re që kanë pasur nevojë për ndryshime.