Lifestyle Love & Sex

Pa prisni pak, burrat priren të thonë ‘Të dua’ më përpara se gratë?!

Pavarësisht stereotipeve të zakonshme të grave që janë tepër emocionale, ose burrave që hezitojnë të shprehin ndjenjat e tyre, hulumtimi sugjeron se burrat thonë “Të dua” fillimisht në marrëdhënie. Një studim i ri tregon se ky model gjendet në të gjithë vendet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Shprehja e ndjenjave në marrëdhëniet romantike është shumë e rëndësishme.

Veprimet dhe shprehjet e dashurisë rrisin përkushtimin dhe çojnë në marrëdhënie romantike më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme. Pavarësisht përfitimeve, shumë njerëz nervozohen kur thonë “Të dua” për herë të parë. Hulumtimet tregojnë se të thuash “Të dua” sinjalizon përkushtim ndaj partnerit tuaj romantik. Studiuesi Christopher D.Watkins dhe kolegët e tij mblodhën gjithsej 1,428 pjesëmarrës nga shtatë vende të ndryshme në tre kontinente të ndryshme për të përfunduar këtë studim.

Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin pyetje demografike, si për stilet e lidhjes dhe rrëfimin e dashurisë. Rezultatet treguan se burrat thanë “Të dua” së pari në marrëdhënie. Rezultatet sugjeruan gjithashtu se meshkujt kishin më shumë gjasa të thoshin “Të dua” fillimisht nëse jetojnë në një vend me më shumë gra sesa burra.

Dashuria ka fuqinë të na ndryshojë të gjithë ne. Në ditët e para të romancës kupton se po sillesh ndryshe dhe madje fillon t’i shikosh gjërat nga një tjetër perspektivë. Zbuloni çfarë ndodh në trurin e një burri kur ai bie në dashuri. Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti Drexel konfirmon se dashuria, për gratë, nuk lind në dhomën e gjumit, por në kuzhinë. Sipas hulumtimit, truri i grave i përgjigjet pozitivisht dashurisë, kur stomaku është plot. Në praktikë, për të bërë për vete të dashurën tuaj ju duhet t’i ofroni asaj një darkë dhe jo një tufë me trëndafila.