Celebrities Gossip

Pa prisni pak, mos vallë Rihanna me këtë detaj sapo na tregoi se është shtatëzënë?!

Barbadosi është shpallur zyrtarisht republika më e re në botë. Në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin Brixhtaun, Dama Sandra Mason u betua si presidente. Princi i Uellsit, Charles dhe këngëtarja e famëshme nga Barbadosi, Rihanna, morën pjesë në këtë ceremoni, që u zhvillua në përvjetorin e 55-të të pavarësisë.

Ndërkaq, këngëtarja Rihanna u shpall heroinë kombëtare nga presidentja Mason. Artistja me famë botërore, e cila njihet edhe si biznesmene e suksesshme, më herët është shpallur ambasadore nga Barbadosi, në vitin 2018. Barbados rikujtojmë se ka qenë një prej kolonive të para të skllevërve të Anglisë. Skllavëria është ndaluar në Barbados më 1834-ën dhe shteti u bë tërësisht i pavaruar më 1966.

Përtej kësaj, ajo që u komentua më shumë gjatë kësaj ceremonie ishte jo veshja e Rihanna-s por barku i saj të cilët fansat kanë shprehur se ajo mund të jetë shtatëzënë. Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen.

Gjithsesi presim një reagim nga vetë artistja për të na hedhur dritë mbi këto thashetheme. Romanca e Rihanna-s dhe e partnerit të saj, reperit A$AP Rocky është përfolur shpesh në media. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi i njohur ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.

Ndërkaq, ylli nga Barbadosi ka prezantuar koleksionin e sa të ri të pizhameve, me një prereje në të pasme. 33-vjeçarja modeloi koleksionin e saj të ri të ‘Savage X Fenty’ në InstagramStories gjatë fundjavës, duke pozuar fillimisht me këmishën ‘Tied Up Tartan Sleep Short’ (44,95 dollarë), këmishën ‘PJ Raw Hem’ (64,95 dollarë) dhe ‘Bralette’ (32,95 dollarë). Dhe sigurisht të fundit por jo më pak të rëndësishmet, pizhamet e hapura (49,95 dollarë).

Rihanna ka folur më parë edhe për ‘People’ rreth punës për të siguruar që klientët e të gjitha moshave dhe përmasave do të jenë në gjendje të gjejnë veshje që i përshtaten nevojave të tyre.

Gjithëpërfshirja ka qenë gjithmonë pjesë e markës sonë. Kjo nuk është më një gjë tani. Është e trishtueshme që është pikërisht për shumicën e markave. Por kjo kam qenë gjithmonë. Gjithmonë kam vepruar me gjithçka që kam bërë në mënyrë krijuese.