Bota Celebrities Showbiz

Pak pas dasmës, Britney Spears sërish probleme ligjore me babain e saj!

Beteja ligjore mes yllit të pop-it, Britney Spears dhe babait të saj, Jamie, nuk ka përfunduar ende. Jamie ka paraqitur së fundmi dokumente gjyqësore që kërkojnë që vajza e tij të mbajë përgjegjësi për sulmet e supozuara ndaj emrit të tij në Instagram dhe në librin e saj të ardhshëm. Avokati i Jamie, Alex Weingarten, shkroi në një dosje se Britney vazhdon të bëjë postime publike në mediat sociale që përmbajnë akuza për çështje të ndryshme faktike.

Jamie dëshiron gjithashtu që ajo të flasë nën betim për pretendimet e saj se asaj i ishte hequr ilaçi kundër dhimbjeve dhe iu kërkua t’i nënshtrohej terapisë. Dorëzimi i dokumenteve ligjore vjen pas lajmit se Spears çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram, vetëm një javë pasi u martua me Sam Asghari në shtëpinë e saj në Thousand Oaks më 9 qershor.

Në dasmë mungonin babai dhe nëna e saj, Lynne Spears, të cilët nuk morën ftesa pas mosmarrëveshjes së tyre me këngëtaren për kujdestarinë e saj, e cila u ndërpre në nëntor 2021. Gjatë periudhës 13-vjeçare të kujdestarisë, Britney dyshohet se i ishte ndaluar të martohej ose të kishte fëmijë. Ajo dhe bashkëshorti Asghari zbuluan se po prisnin një fëmijë në fillim të prillit, por njoftuan abortin e Britney-t në maj.

Së fundmi, rikujtojmë se Spears ka reaguar pasi lajmi se vëllai i saj ishte i ftuar në dasmë u konfirmua në të gjitha mediat. Ylli i muzikës pop zbuloi në një postim në Instagram se Bryan Spears nuk ishte i ftuar në dasmën e saj madje hodhi edhe akuza ndaj tij. Ndërkaq, 41-vjeçarja dhe Asghari kanë nënshkruar një kontratë paramartesore, sipas të cilës partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj.

Sjellim në vëmendje edhe incidentin aspak të zakontë që ndodhi në dasmën e Spears. Ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander u përpo të kanoste vendin. TMZ ka raportuar se Alexander nuk mund të kontaktojë ose shqetësojë këngëtaren për të paktën 3 vitet e ardhshme.