Celebrities Gossip Showbiz

Publikohen fotot e para të dasmës, Britney Spears shkëlqen me fustanin e saj të nusërisë!

Britney Spears dukej mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë, teksa u martua me partnerin Sam Ashgari. Nusja kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë të Donatella Versace dhe të ftuar ishin Selena Gomez, Drew Barrymore, Paris Hilton dhe Will.i.am.

Dyshja u martuan dje në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Çifti i dashuruar nuk pati një kërcim të parë, por Britney kërceu së bashku me Selenën dhe shoqen Madonna me tingujt e hitit të saj “Toxic”. Madonna dhe Britney u fotografuan gjithashtu duke rikrijuar puthjen e tyre të famshme të çmimeve të vitit 2003.

Asnjë nga familja e Britney nuk mori pjesë në dasmë. Ceremonia u zhvillua nën një tendë prej kadifeje, me llambadarë dhe trëndafila rozë e të bardhë.

Duke folur për Vogue për martesën, Britney tha:

Ne vërtet donim ta bënim këtë një moment të vogël dhe të bukur me familjen dhe miqtë. Ne donim ngjyra të ngrohta dhe femërore, duke përfshirë të bardhën, kremin dhe ngjyrën e artë, dhe shumë nuanca të ndryshme rozë dhe të kuqe.

Britney dukej mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë, me një të çarë në njërën anë dhe një vello të bardhë saten.