Celebrities Gossip Showbiz

Pamela Anderson i qëndron besnike vendimit të saj, shfaqet pa make up në Javën e Modës në Paris!

Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike. Aktorja 56-vjeçare u shfaq së fundmi pa grim në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Pam kishte zgjedhur një look të thjeshtë, me flokët e lëshuara dhe sigurisht pa make up. Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, Pamela u shpreh se:

I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode.