Botë e Çuditshme Food & Drink

Pandemia rrit dëshirën për alkool?!

Mesa duket pandemia ka rritur dëshirën për alkool në Poloni. Sipas të dhënave nga regjistri i borxhit “BIG InfoMonitor”, vitin e kaluar, polakët shpenzuan 7% më shumë në pije alkoolike, sesa në vitin 2019.

Borxhet e ndërmarrjeve të pijeve alkoolike u ulën me 10,5 miliardë zloty (PLN) (2,3 miliardë euro) gjatë pandemisë së COVID-19. Vitin e kaluar, polakët shpenzuan mbi 39 miliardë PLN (8,5 miliardë euro) në pije alkoolike, me 7% nga viti në vit.

“BIG InfoMonitor” shtoi se kjo llogaritej sa një e treta e të gjitha shpenzimeve për ushqime. Sipas regjistrit, shitjet e uiskit, xhinit, rumit dhe tekilës u rritën pak, ndërsa shitjet e birrës u ulën me 1,6 %.

Por shitjet e birrës joalkoolike u rritën me 23 %, në një miliard PLN (217,4 milion euro) në vitin 2020, shkruajti regjistri i borxheve, duke shtuar se, sipas NielsenIQ, kjo rritje do të vazhdojë në vitin 2021.

Rikujtojmë, se së fundmi studiuesit në Meksikë kanë krijuar një mënyrë që edhe në këto kohë të vështira pandemie njerëzit të shijojnë ushqimin në një restorant por në të njëjtën kohë edhe të mbrohen nga virusi.

Ndërkaq, nëse dëshironi të njihni një person më shumë, mund të provoni të vëzhgoni llojin e ushqimit që ata pëlqejnë. Sipas një hulumtimi shkencor, produkti i preferur i ushqimit mund të jenë një sinjal për llojin e personalitetit të një personi.