Celebrities Gossip Showbiz

“Paraja nuk e blen klasin…”/E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për fustanin e veshur në Shtëpinë e Bardhë!

Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar së fundmi për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë. Ndonëse, Bezos supozohej të ishte në qendër të vëmendjes së këtij eventi, të gjithë sytë ishin tek e dashura e tij. Eventi ku ishte ftuar çifti ishte organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të kryeministrit të Japonisë Fumio Kishid.

Sanchez kishte veshur një fustan të kuq prej sateni. Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale e kanë kritikuar për veshjen që sipas tyre nuk ishte aspak e hijshme. Shumë thanë se fustani që ajo kishte veshur ishte i papërshtatshëm për një event të tillë në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se Sanchez nuk kishte treguar respekt.

Madje kishte edhe kritika të atilla më të ashpra kundrejt të dashurës së miliarderit. “Mesa duket, paraja nuk mund të blejë shije të mire”,-shkroi një përdoruese. “Paraja nuk mund të blejë klasin”,-shkroi një tjetër. “A ka shkuar në një darkë apo në një klub striptizmi”,-theksoi një përdorues tjetër në rrjetin social X.

Rikujtojmë se vitin e kaluar miliarderi Jeff Bezos i propozoi për fejesë të dashurës së tij Lauren. Lajmi u konfirmua për Page Six nga një burim i afërt i çiftit. 53-vjeçarja u pa me një unazë gjigante diamanti në gishtin e saj të martesës. Flitet edhe për një martesë shumë shpejt.