Celebrities Gossip Music Showbiz

Paris Hilton merr pjesë në festën e madhe të Olivia Rodrigo jo vetëm si mikesha e saj por edhe si DJ!

Olivia Rodrigo është duke shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës pas debutimit të saj në “Grammy Awards”. Artistja e hitit të njohur “Drivers License”, 19 vjeçe edhe pse e nominuar në plot shtatë kategori të ndryshme ajo arriti që të fitonte vetëm tre prej tyre në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve. Ajo triumfoi në kategoritë “Artistja e re më e mirë”, “Performanca më e mirë solo pop” dhe “Albumi më i mirë vokal pop”.

Pas fitores së saj, ajo festoi gjatë gjithë natës së bashku me të gjithë miqtë e saj dhe gjithashtu me Paris Hilton. Ajo iu bashkua Hilton, 41 vjeç, në kabinën e DJ-së, e cila ishte vendosur përballë një ekran të madh ku shkruhej “Baby’s first Grammy”. Ata gjithashtu u ngjitën në pistën e vallëzimit së bashku ndërsa Hilton i bëri një dedikim Rodrigos me këngën e saj të vitit 2006 “Stars Are Blind”. Hilton më vonë komentoi një foto të Rodrigo-s duke mbajtur tre çmimet e saj “Grammy” në duar.

Shumë krenare për ty bukuroshe. Koha më e mirë për të festuar me ty mbrëmë!

Ajo foli më parë për PEOPLE në tapetin e kuq për mënyrën sesi kënga e saj ia ndryshoi jetën dhe se si ishin emocionet e saj të para pasi mori çmimin e saj të parë Grammy.

Realisht do të më bëjë të qaj. Unë kam parë Grammy që kur isha e vogël dhe gjithmonë kam ëndërruar që të vija dhe ta vizitoja. Fakti që jam nominuar në kaq shumë kategori sot është shumë e papritur. Nuk mund ta besoj. Jam shumë me fat që kam familjen më të mrekullueshme dhe miqtë më të mrekullueshëm. Ata janë në fakt të gjithë këtu sonte. Prindërit e mi janë këtu, të gjithë miqtë e mi më të mirë kështu që do të jetë një festë e madhe.

Rodrigo më parë publikoi “Driving home 2 u” muajin e kaluar, një dokumentar i “Disney+” rreth krijimit të albumit të saj debutues Sour, të cilin ajo do ta marrë në turne këtë muaj.