Celebrities Gossip Showbiz

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez këmbëngul se nuk shpenzon asnjë qindarkë nga të ardhurat e tij!

Të gjithë ne e njohim Georgina Rodriguez! Së fundmi partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se ajo është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të bashkëshortit të saj prej 443 milionë euro. E përditshmja DailyMail shkruan se Rodriguez u mburr se ajo ka milionat e saj dhe se është krenare që menaxhon karrierën si influencere me 37.5 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

28-vjeçarja u shpreh për revistën “Forbes” se:

Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe i kam ndërtuar vetë ato që kam në bankë.

Në dokumentarin e saj të fundit në Netflix, me titull “I Am Georgina”, ajo tha:

Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale.

Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë në pritje të binjakëve, një djalë dhe një vajzë me partnerin e saj futbollist, Cristiano dhe pritet të lindë në prill. Kujtomë gjithashtu se para pak javësh Georgina ndau një foto të ëmbël të fëmijëve të saj duke puthur barkun e saj teksa përgatitet të mirëpresë binjakët. Ajo ndan katër fëmijë me partnerin Cristiano Ronaldo dhe ka edhe dy të tjerë në pritje. Georgina Rodriguez dukej si nëna e lumtur në një foto teksa fëmijët e saj ishin mbledhur bashkë për t’i dhënë një puthje barkut të rrubullakosur.