Celebrities Gossip Showbiz

Partnerja e Dani Alves akoma nuk është e bindur nëse duhet ta mbështesë partnerin e saj apo jo!

Javën e kaluar në mediat online qarkulluan lajme në lidhje me fjalët e Dani Alves nga burgu. Ish-futbollisti foli me Mayka Navarro nga ‘El programa de Ana Rosa’ dhe gjithçka u përmbys sërish mes tij dhe ish-partneres së tij, Joana Sanz. Ai pretendoi se kishte gënjyer sepse ishte shumë i dashuruar me të. Dhe Sanz u përgjigj se asaj nuk i interesonte çfarë kishte për të thënë.

Mirëpo, tani ajo duket se ka ndryshuar mendje dhe ka dashur të sqarojë se çfarë ka thënë për Dani Alves, i cili është ende në burg, i akuzuar se dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në tualetin e një klubi nate në Barcelonë. Joana Sanz javën e kaluar për gazetaren e Telecinco, Leticia Requejo tha se:

Unë nuk dua të di asgjë për Danin. Unë them, lëre Dani të bëjë, zhbëjë dhe thotë çfarë të dojë.

Ajo ishte e mërzitur sepse ndjeu se, edhe një herë, qendra e vëmendjes ishte mbi të. Por tani, modelja dëshiron të tërhiqet.

Unë nuk thashë që dua të qëndroj larg tij. Thjesht thashë se nuk më intereson çfarë thonë mediat. Dua të iki nga kjo, jo nga ai.

Këtë ajo e ka mbështetur me një video të postuar në rrjetet sociale.

Unë do të jem pranë tij, një marrëdhënie është një gjë, por ai është familja ime. Kemi kaluar tetë vjet së bashku, kështu që unë do të jem pranë tij. Më pëlqen apo jo. Mos flisni më për jetët e të tjerëve.

Në këtë mënyrë ajo ka konfirmuar se pavarësisht asaj që ka thënë, nuk i intereson çfarë opinionesh kanë mediat për to pasi ajo pavarësisht gjithçkaje vazhdon të mbështesë ish-partnerin e saj.