Celebrities Gossip Showbiz

I dëshpëruar Dani Alves i shkruan një letër nga burgu ish-bashkëshortes së tij, i lutet për një tjetër shans!

Dy muaj pas arrestimit të ish-futbollistit të Barcelonës, Dani Alves, gruaja e tij, Joana Sanz, njoftoi se po divorcohej nga ai. Kjo ka ndikuar shumë keq tek futbollisti i cili ka zgjedhur të hyjë në grevë urie në burg. Lajmi u bë i ditur nga shtypi Brazilian, ku shkruhet se Alves ka ndërmarrë veprimin ektrem brenda burgut. Sanz tha se ka kaluar muaj të tmerrshëm që nga zbulimi i rastit të përdhunimit. Joana erdhi së fundmi me një letër lamtumire për Alves.

Ndërkaq, Alves nga ana tjetër i ka shkruar një letër Joana-s nga burgu. Në letër, Alves ka thënë se e kupton vendimin e gruas së tij për të marrë kohë për lidhjen e tyre 8-vjeçare. Ai shkruan në letër këto fjalë:

Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tënd dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans. Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës.

Rikujtojmë, se Dani Alves është në burg pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor. Së fundmi është zbuluar gjithashtu se mbrojtësi i djathtë brazilian i detyrohet gjithashtu 2.25 milionë taksa. Ndërkohë, disa nga sponsorët e tij thuhet se i kanë kthyer shpinën ish-yllit të Barcelonës.

Restorantet e tij në Barcelonë, Boteco Fogo dhe Alquimia Fogo, morën gjithashtu pesë procedura konfiskimi nga Këshilli i Qytetit të Barcelonës. Pas arrestimit të tij, shumë nga sponsorët e tij duket se nuk janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimet e tyre me mbrojtësin e talentuar brazilian.