Celebrities Gossip Showbiz

Pas 100 ditësh në kujdes intensiv, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra publikojnë foton e parë të vajzës së tyre!

Dyshja e njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra mirëpritën vajzën e tyre, Malti Marie, në shtëpi këtë fundjavë pasi vogëlushja kaloi më shumë se 100 ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit. Me këtë rast, çifti ndau edhe foton e parë të saj në Instagram.

Në foton e ëmbël, Chopra shihet duke e mbajtur Malti Marie në krah, ndërsa Jonas duke i mbajtur dorën e vogël. Çifti në një deklaratë të përbashkët në Instagram tha se:

Në këtë Ditë të Nënës, ne nuk mund të mos reflektojmë për këto muajt e fundit dhe slitën me rrota në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë, e kanë përjetuar gjithashtu shumë njerëz. Pas 100 ditësh në NICU, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi. Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi dhe ndërsa i yni ishte disa muaj sfidues, ajo që bëhet shumë e qartë, në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment. Jemi shumë të gëzuar që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi dhe vetëm duam të falënderojmë çdo mjek, infermier dhe specialist në Rady Children’s La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës. Kapitulli ynë i ardhshëm fillon tani. Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe kujdestaret. Ju e bëni atë të duket kaq e lehtë. Faleminderit. Gjithashtu.. nuk ka njeri me të cilin do të preferoja ta bëja këtë se sa me ty. Faleminderit që më bëre mama @nickjonas Të dua!

Rikujtojmë, se Chopra dhe Jonas janë martuar prej vitit 2018 dhe që atëherë e kishin shprehur në shumë intervista dëshirën për t’u bërë prindër. Sipas një çertifikate lindjeje të siguruar nga ‘TMZ’, vajza e çiftit të famshëm erdhi në jetë pak pas orës 20:00. më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.