Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet emri i veçantë i vajzës së dyshes së njohur, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas!

Dyshja e njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra njoftuan se ishin bërë prindër në muajin janar. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët në Instagram ata shkruan se:

Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një nëne surrogate. Ne kërkojmë me respekt privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shumë faleminderit.

Vogëlushja e tyre erdhi në jetë vetëm një javë pasi Chopra shprehu dëshirën e saj për të pasur fëmijë në një intervistë për ‘Vanity Fair’. Megjithatë çifti nuk e zbuluan emrin e vajzës. Ndërsa së fundmi, ka qenë ‘TMZ’ që e ka bërë të ditur emrin e vogëlushes. Nick dhe Priyanka e kanë quajtur vajzën e tyre Malti Marie. Sipas një çertifikate lindjeje të siguruar nga ‘TMZ’, vajza e çiftit të famshëm erdhi në jetë pak pas orës 20:00. më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.

Malti është një emër me origjinë indiane dhe do të thotë “lule aromatike” ose “dritë hëne”. Rikujtojmë, se Chopra dhe Jonas u martuan në vitin 2018 me një dasmë madhështore 3-ditore në Indi. Më shumë se 250 të ftuar, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, morën pjesë në dasmë.

Priyanka Chopra Jonas dhe Nick Jonas po mbajnë gjallë disa tradita shumëngjyrëshe të familjes në vitin e tyre të parë të prindërimit. Çifti festoi ‘Holin’ së fundmi me një Festival të Ngjyrave në oborrin e shtëpisë, duke ndarë disa foto dhe video të grupit të miqve të tyre të lyer me pluhur me ngjyrë.