Celebrities Gossip Showbiz

Pas 19 vitesh fejesë aktorja Michelle Yeoh martohet me ish-CEO e Ferrarit Jean Todt!

Aktorja e njohur Michelle Yeoh 19 vitesh e fejuar së fundmi ka kurorëzua dashurinë e saj në martesë me ish-CEO e Ferrarit, Jean Todt në një ceremoni më 27 korrik në Gjenevë. Mes të ftuarve në dasmë ishte Felipe Massa, i cili ndau foto nga dasma, duke përfshirë një program që detajonte historinë e dashurisë së Jean dhe Michelle.

“Ne u takuam në Shangai më 4 qershor 2004,” shkruhej në shënim, “Më 26 korrik 2004, J.T. i propozoi për martesë M.Y. dhe ajo tha PO!” Më tej thuhet: “Sot pas 6992 ditësh, më 27 korrik 2023 në Gjenevë, të rrethuar nga familja dhe miq të dashur, ne jemi shumë të lumtur që festojmë këtë moment së bashku!” Në fillim të këtij viti, Michelle bëri histori me fitoren e saj në Grammy si gruaja e parë aziatike që fitoi në kategorinë për ‘Performancën më të mirë nga një aktore në rolin kryesor’.