Celebrities Gossip Showbiz

Pas akuzave për përdhunim e kanibalizëm e shoqja e braktisi dhe Hollywoodi i mbylli dyert, çfarë po bëhet me jetën e Armie Hammer?

Aktori Armie Hammer prej disa kohësh ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Pretendohej se Hammer iu kishte dërguar mesazhe disa femrave të ndryshme me përmbajtje që tregonin fantazitë e tij ekstreme seksuale. Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë. Për shkak të këtij skandali që shkaktoi bujë të madhe, aktori hoqi dorë nga projekti i tij më i ri. Ai priste të luante si protagonist në “Shotgun Wedding” me Jennifer Lopez, por pas gjithë këtyre lajmeve ai mori vendimin të dorëhiqej.

Hammer ka dy fëmijë me Elizabeth Chamebers. Çifti njoftuan divorcin e tyre para dy vitesh. Jeta private e aktorit ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave kur ai deklaroi se i pëlqente të ishte dominant në seks. Dy vjet më parë gjithashtu ai ishte një prej aktorëve të rinj më të vlerësuar në Hollywood dhe kishte imazhin e një njeriu shumë familjar, të përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve te tij. Por kur shtypi zbuloi të vërtetat shqetësuese mbi Armie Hammer, e shoqja e braktisi dhe Hollywoodi i mbylli dyert.

Mësohet se ai është shtruar në një klinikë ku është trajtuar për varësinë e tij nga seksi, alkooli dhe substanca të dëmshme. Elizabeth është lëkundur, e thotë se mund t’ia japë një shans të dytë për hir të fëmijëve të tyre, por Hollivudi jo. Aktori është eleminuar nga të gjitha eventet promocionale të filmit të tij të ri, “Death on the Nile”, ku performonte në krah të Gal Gadot.