Celebrities Gossip Showbiz

Pas akuzave të njëpasnjëshme të motrës së saj, Meghan Markle merr këtë vendim!

Meghan Markle dëshiron që çështja e shpifjes e Samantha Markle të përfundojë dhe po kërkon që e motra të mbulojë tarifat e avokatëve të saj. Në dokumentet gjyqësore të marra nga ‘Page Six’, Dukesha e Sussex-it kërkoi fundin e çështjes me Samantha Markle, e cila pas intervistës së Meghan në mars 2021 me Oprah Winfrey, pretendoi se Meghan gënjeu si për edukimin e saj, ashtu edhe për marrëdhënien e tyre.

Ekipi i Meghan argumentoi se mosmarrëveshja e Samantha-s nuk paraqet një pretendim për shpifje ose gënjeshtër të dëmshme dhe i kërkoi asaj të paguante për shpenzimet gjyqësore që Meghan ka bërë gjatë mbrojtjes së saj. Në mars, Samantha ngriti padinë e saj prej 75,000 dollarësh kundër Meghan, duke pretenduar se ajo bëri deklarata të rreme dhe dashakeqe gjatë intervistës me Princin Harry. Samantha vazhdoi të akuzonte Meghan se kishte sulmuar babanë e tyre, 77-vjeçarin Thomas Markle, në një përpjekje për t’i shitur botës një rrëfiim të rremë të jetës së saj.

Së fundmi, Samantha ka kundërshtuar pretendimet se Dukesha është përpjekur të kontaktojë babanë e saj pas goditjes në tru. Meghan, Dukesha e Sussex-it nuk ka kontaktuar me babanë e saj Thomas Markle, sipas gjysmëmotrës së saj Samantha Markle, pavarësisht raportimeve se ish-aktorja, e cila është e martuar me Princin Harry, po lufton për t’i dhënë fund grindjes së saj katërvjeçare me babanë e saj pasi zbuloi se ai përfundoi në spital.

Rikujtojmë, se Meghan Markle së fundmi ka komentuar mbi vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA e cila ndaloi abortet. Dukesha e Sussex-it inkurajoi normalizimin e bisedave për abortin dhe shëndetin e grave gjatë një interviste për revistën ‘Vogue’. Ajo foli për ndjenjën “me fat” që mund të ketë të dy fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet, dhe duke ditur se si është të kesh një lidhje me atë që po rritet brenda trupit tënd.