Celebrities Gossip Showbiz

U tha se po kërkonte të kontaktonte babain e saj të sëmurë, reagon motra e Meghan Markle!

Motra e Meghan Markle ka kundërshtuar së fundmi pretendimet se Dukesha është përpjekur të kontaktojë babanë e saj pas goditjes në tru. Meghan, Dukesha e Sussex-it nuk ka kontaktuar me babanë e saj Thomas Markle, sipas gjysmëmotrës së saj Samantha Markle, pavarësisht raportimeve se ish-aktorja, e cila është e martuar me Princin Harry, po lufton për t’i dhënë fund grindjes së saj katërvjeçare me babanë e saj pasi zbuloi se ai përfundoi në spital.

Samantha ka pretenduar se Meghan nuk ka kontaktuar as me atë dhe vëllain e saj, Thomas Markle Jr. dhe as drejtpërdrejt me babanë e saj. Samantha duke folur për “Good Morning Britain” tha se:

Kam dëgjuar thashetheme se ajo po përpiqej të kontaktonte të afërmit e babait tim, por vëllai im dhe unë jemi të afërmit e babait tim. Numri i babait nuk ka ndryshuar kurrë. Edhe pse ai nuk di të flasë, të kuptuarit e tij gjuhësor është i përsosur, ajo mund t’i dërgonte mesazhe ose ta kontaktonte dhe ai i kthente mesazh. Këto thashetheme nuk janë të vërteta, ajo nuk e ka kontaktuar. 

Rikujtojmë se Meghan, bashkëshorti Princi Harry dhe fëmijët e tyre mbërrijnë në Britani të Madhe këtë javë. Një burim i brendshëm tha:

Pavarësisht largimit të tyre, Meghan është e shqetësuar. Ajo dëshiron të dijë nëse ka ndonjë mënyrë për të kontaktuar me babanë e saj privatisht, pa e ditur familja për këtë ose pa u dashur të përfshihet.

Përçarja e Meghan me babain e saj u thellua kur detajet e një letre që Meghan i dërgoi atij përfunduan në shtyp, duke çuar në një betejë gjyqësore për të drejtat e autorit dhe privatësinë. Thomas nuk e ka takuar kurrë Harry-n apo nipërit e tij Archie, tre vjeç dhe Lilibet, e cila feston ditëlindjen e parë të shtunën e ardhshme.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Meghan Markle është paditur për shpifje nga motra e saj para disa kohëve e cila pretendon se Dukesha e Sussex-it ka gënjyer gjatë intervistës që ajo dhe Princi Harry dhanë për Oprah Winfrey-t gati një vit më parë