Celebrities Gossip

Samantha Markle po përgatitet që të padisë motrën e saj, Dukeshën e Sussex për shpifje dhe më tepër se kaq…

Në vitin 2020, autorët mbretërorë Omid Scobie dhe Carolyn Durand publikuan librin “Finding Freedom”, një biografi për kohën kur edhe Meghan Markle dhe Princi Harry ishin pjesë e familjes mbretërore. Së fundmi ka qenë motra e Dukeshës, Samantha Markle e cila po pretendon se Meghan i ka informuar në mënyrë të rreme për të, vetë autorët e biografisë.

Është bërë e ditur se Samantha do të takohet me ekipin e saj ligjor ditën e hënë për të diskutuar rreth mundësive të veprimeve ligjore kundër Dukeshës së Sussex. Sipas raportimeve, Samantha po kërkon të padisë motrën e saj Meghan për shpifje si dhe për shkelje të privatësisë. Ajo u ka thënë gazetarëve se e ka në plan që të nisë procedurat e duhura ligjore jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Samantha ka terguar se:

Unë po flas me një avokat në Angli dhe një në SHBA pasi ka dritare të ndryshme ligjore dhe çështje të ndryshme të cilat mund të trajtohen. 

Kjo lëvizje vjen pasi Meghan i kërkoi falje në Gjykatën e Apelit pasi u zbuluan e-mailet, duke kundërshtuar edhe pretendimin se vetë ajo nuk kishte bashkëpunuar me dy autorët e “Finding Freedom”.

Jason Knauf, ish-sekretari i komunikimit të Meghan, ka treguar disa mesazhe mes dyshes që tregojnë se Dukesha i dërgoi detaje për motrën e saj  Samanta dhe për vëllain Thomas Jr. Dukesha i kërkoi në atë kohë Knauf që t’ia kalonte këto detaje të familjes shkrimtarëve Scobie dhe Durand, duke i kërkuar gjithashtu ndihmësit të saj të atëhershëm të thoshte se vëllezërit e motrat e saj e kishin braktisur shkollën e mesme dhe se ajo nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie me asnjërin prej tyre.

Si një këshillë për atë që duhet të ishte në libër, Meghan kishte shkruar gjithashtu se:

Pasi Meghan u takua me Harry-n, Samantha ndryshoi mbiemrin e saj përsëri në Markle dhe filloi një karrierë duke krijuar histori për t’ia shitur shtypit. Ajo kishte edhe humbur kujdestarinë e të tre fëmijëve të saj nga baballarë të ndryshëm.