Celebrities Gossip Showbiz

Pas Albanit, Soni Malaj paralajmëron bashkëpunimin e radhës!

Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot. Edhe pse nuk është aq shumë aktive sa artistet e tjera të tregut tonë muzikor, së fundmi bukuroshja ka paralajmëruar disa bashkëpunime.

Vetëm para pak ditësh, Soni na tregoi se ishte duke xhiruar videoklipin për një duet me Alban Ramosaj dhe duket se nuk do ta mbyllë me kaq këtë verë. Pak minuta më parë, këngëtarja postoi një Instastory ku duket nga sheshxhirimi i këngës së saj të radhës që po ashtu do të vijë në bashkëpunimin, këtë herë me Estto.

Në një intervistë ekskluzive për ‘A Live Night’, Soni zbuloi gjithçka për karrierën e saj. Ajo tregoi vështirësitë dhe kujtimet e këtij rrugëtimi magjik, teksa u ndal edhe tek jeta personale. Një moment kyç në jetën e saj profesionale, Soni Malaj zbuloi pse vendosi të shkëputej nga showbiz-i dhe gjithashtu foli për lidhjen me Mirkon dhe si nisi gjithçka.

Bukuroshja u rrëfye gjithashtu dhe për vajzën e saj dhe u shpreh se sheh Sonin e vogël tek ajo.