Showbiz

Pas dënimit me arrest shtëpie, Fjolla Morina merr propozimin për martesë

Pak javë më parë këngëtarja e njohur Fjolla Morina u kap në pikën kufitare të Morinës me armë pa leje në bagazhin e makinës së saj si dhe brenda në çantë.

Ajo shoqërohej nga biznesmeni Fisnik Syla me të cilin ajo është në një lidhje dhe nuk e ka fshehur këtë gjë. Pas kohë pas dënimit me arrest shtëpie, Fjolla Morina ka marrë një propozim romantik për martesë.

Partneri i saj i ka propozuar duke i futur unazën me diamant brenda një tufe të madhe trëndafilash të cilat ajo i ka postuar menjëherë në rrjetet sociale.

“I thashë ‘Po’ dashurisë” -shkroi ajo në diçiturën e fotove që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.