Celebrities Gossip Showbiz

Pas deklaratës së avokatit të Feros, Arbenita Ismajli prezanton publikisht…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero akuzohet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit vetëm pak orë më parë me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.

Me avokatin tim, do t’i iniciojmë të gjitha procedurat e parapara ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua.

Raporti i Prokurorisë që u publikua ditën e djeshme nga Prive ka zbuluar detaje të tjera që nuk i dinim rreth ngjarjes.

Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen në dysheme duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam për të të vrarë”. Me veprimet e tij, të dëmtuarës i cënon dinjitetin, i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.